Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, lëndohen dy persona


Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, tha Ahmeti.
Ahmeti theksoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































