LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan – Kamenicë, dy të lënduar (Video)

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan – Kamenicë, dy të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan – Kamenicë.

Një veturë e tipit BMW, është përplasur me një Motoçikletë.


Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22 e 45 minuta. Dy persona që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar menjëherë në QKUK, për trajtim mjekësor”, ka thënë Hashani.

Në vend ngjarje kanë dalë Policia dhe janë duke u marrë me rastin./Telegrafi.