Aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj, lëndohen tre persona


Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë –Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënsi i policisë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë tre persona.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së trafikut dhe po merren me rastin./Telegrafi.
Nga
Telegrafi
28/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































