LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Në rrugën Pejë-Prishtinë pasditen e së shtunës ka ndodhur një aksident trafiku, ku tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


Ai ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugorë Vragoli-Prishtinë, teksa tha se të përfshira kanë qenë tri vetura.

“Në ora 18:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, aksi Vragoli-Prishtinë. Të përfshira në aksident janë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Policia, po vazhdon aktivitetet e shtuara në trafik, dhe po kërkohet respektim i rregullave të trafikut.

“Për shkelësit dhe ata që po rrezikojnë sigurinë në trafik po zbatohet zero tolerancë, numri i gjobave këto ditë është më i lartë se çdo herë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/