Aksident në mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona


Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën "Bulevardi i Dëshmorëve" në Prishtinë, në mes të tri automjeteve.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës njoftoi se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































