Aksident në Gjakovë, vetura godet biçiklistin


Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksident, ku dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur biçiklistin i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë në të njëjtin drejtim.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 10:00 në Gjakovë.
Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































