LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marr lëndime trupore në një aksident të rëndë trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani tha së në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

“Mund të konfirmojmë se në Sllatinë ka ndodh një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Të lënduar janë dy persona, Policia e Kosovës po merret me rastin”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/