Puçrrat e mahisura dhe të kuqe nuk duhet të preken. Nganjëherë këto puçrra mund të shtrydhen, por ju mund t'i zhytni ato më thellë, çka sjell formimin e cisteve, e kjo është tejet serioze.
Puçrrat me kokë të zezë apo të bardha mund të hiqen me ndihmën e një mjeti të veçantë (shitet në barnatore). Edhe thonjtë të mprehtë janë, por me to duhet vepruar me shumë kujdes dhe patjetër t’i mbështillni me copë të pastër, për të mos dëmtuar lëkurën, transmeton Telegrafi.
Kurimi i akneve të formës së lehtë
* Përdorni rregullisht skrab (lloj kremi me kokrriza). Kjo shmang taposjen e gjëndrave të dhjamit.
* Mos përdorni kremra me strukturë të dendur. Ato bllokojnë gjëndrat e dhjamit.
* Ushqehuni mirë dhe me masë. S’është puna, se ushqimi i yndyrshëm shkakton formimin e puçrrave. Por nëse ushqeheni mirë, do të forconi sistemin e imunitetit, i cili më tej mund të luftojë sëmundjet e lehta infektuese të lëkurës. Forcojeni sistemin imun dhe ai do t’ia dalë vetë me puçrrat.
* Përdorni losione dhe mjete të tjera me përmbajtje peroksidi. Kjo lëndë asgjëson bakteret dhe ngop lëkurën me oksigjen. Pas përdorimit të tij lëkura mund të thahet pak, mund të shfaqen skuqje. Ai nuk vepron thellë, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të puçrrave.
* Përdorni losione dhe mjete të tjera me përmbajtje acidi glikolik. Ai ka veprim kundër mahisjes, heq skuqjet, i bën puçrrat më pak të dukshme.
* Në rast nevoje të skajshme mund ta lagni puçrrën dhe t’i hidhni pluhur aspirine. Aspirina ka efekt antimahisje dhe largon skuqjen. Por është më pak efektive se kremi i veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia