LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova përfundon i katërti në Grand Slamin e Parisit

Akil Gjakova përfundon i katërti në Grand Slamin e Parisit

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka humbur ndeshjen për medaljen e bronztë dhe ka mbetur i katërti në Grand Slamin e Parisit.

Akili, që vitin e kaluar fitoi të artën në këtë Grand Slam, këtë herë nuk arriti ta përsërit suksesin e njëjtë.


Xhudisti pejan u ndal pas tri fitoreve, konkretisht në gjysmëfinale dhe në luftën për të bronztën.

Të gjitha lajmet rreth Akil Gjakovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Akil Gjakovës

Gjakova u mposhti për medaljen e bronztë nga medalisti i artë Olimpik nga Rio 2016, Fabio Basile.

Kështu, Akili arriti të përfundojë i katërti në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Megjithatë, djaloshi nga Kosova arriti të fitojë plot 360 pikë olimpike për Tokio 2020. /Telegrafi/