LAJMI I FUNDIT:

AKB: Kosova larg anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë

AKB: Kosova larg anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë

Delegacioni i Aleancës Kosovare të Biznesit, kryesuar nga kryetari Agim Shahini, në kuadër të Forumit 2018 të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), kanë thënë se lobimi i Kosovës dhe interesimi i saj për të qenë pjesë e organizatës është i ultë dhe për këtë duhet të ngritët niveli për të qenë më afër anëtarësimit të vendit në OBT.

Gjatë takimit në Forum, Shahini prezantoi të arriturat e Kosovës në aspektin legjislativ që ka të bëjë me harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore me atë të Bashkimit Evropian dhe duke tentuar të harmonizohen edhe me OBT, organizatë për të cilën Kosova aspiron të jetë pjesë e barabartë me vendet e tjera në këtë organizatë me renome botërore për të cilën rregullon raportet tregtare në tërë botën dhe inkurajon investitorët më shumë që të vijnë në Kosovë.


“Aspiratat e Kosovës mund të plotësohen vetëm me punë dhe përgjegjësi të lartë për të aplikuar fillimisht si proces për të cilën kanë kaluar të gjitha shtetet të cilat janë anëtare, por ajo duhet të punoj që të jetë anëtare në OBT. Në të kundërtën Kosova është larg aspiratave për të qenë pjesë e barabartë me vendet ku i takon Kosovës të jetë. Kosovën nuk mund ta pengon askush të jetë pjesë e OBT-së por për Kosovën nuk mund të punon askush përveç kosovarëve dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë këtë proces”, tha Garzotti.

Delegacioni i AKB-së në këtë takim ju bashkua edhe diaspora shqiptare në Gjenevë. /Telegrafi/