LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nderon Ismail Kadarenë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nderon Ismail Kadarenë

Ismail Kadare, një nga zërat më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqiptare, është nderuar me një çmim nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Shkrimtarit iu dha ky çmim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë krijuese dhe akademike.

Mësohet se çmimi i akorduar atij do t’i dorëzohet në një ceremoni solemne në Akademinë e Shkencave, që është paralajmëruar për sot.


Çmimet e Akademisë së Shkencave:

Çmimi i Karrierës: Ismail Kadare

Çmimi për studiuesin më të suksesshëm – Grupi i studiuesve rusë: Aleksandar Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova, Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën “Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës”.

Çmimi Çabej – Kolec Topalli për “Fjalorin etimologjik të shqipes”.

Çmimi Radovicka – Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprën “Hortikultura”.