LAJMI I FUNDIT:

Akademi solemne në Shkup për pavarësinë e Kosovës

Akademi solemne në Shkup për pavarësinë e Kosovës

Dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës sot u shënua edhe në Shkup, që ishte nën organizim të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ali Ahmeti tha se Kosovës dhe Maqedonisë i duhet komunikim dhe bashkëpunim në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë dhe të dy vendet duhet të mbeten në partneritet me aleatët perëndimorë.


Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa vlersoi lartë kontributin që dhanë shqiptarët e Maqedonisë në rrugëtimin e shtetit të Kosovës, Sipas tij në 10 vitet e fundit, Kosova arriti shumë marëveshje dypalëshe me Maqedoninë.

“Janë afër 3 miljon vajtje ardhje në këto dy rrugë që e lidhin Kosovën dhe kjo është dëshmia më e mirë e intenzitetit të komunikimit tonë një komunikim vllazëror që prej kohës një komunikim i cili vazhdonte të ishte një kohë të vështirë kur Prishtina ishte një qendër ku krijoheshin elitat, pse jo edhe që jeni ktu pikërisht keni frymuar dhe jeni edukuar atje”, tha Ylber Hysa.

Qeveritë e Maqedonisë dhe Kosovës janë duke u përgaditur për mbledhjen e përbashkët, nismë kjo që erdhi pas takimit në Prishtinë mes kryemnistrave Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj.