LAJMI I FUNDIT:

Ajo që ndodhi mbrëmë në Valencia – Real Madrid kishte ndodhur edhe vitin e kaluar në La Liga, si kishte vepruar federata me gjyqtarin?

Ajo që ndodhi mbrëmë në Valencia – Real Madrid kishte ndodhur edhe vitin e kaluar në La Liga, si kishte vepruar federata me gjyqtarin?

Ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit ka përfunduar në fushë me rezultat 2-2, por duket se jashtë fushës do të shkoj edhe një kohë dhe nuk do të përfundojë.

Polemika të shumta kanë ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, pasi Jude Bellingham realizoi, por gjyqtari më herët e kishte përfunduar sfidën.


Megjithatë një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar sërish në La Liga në sfidën mes Real Valladolid dhe Sevilla.

Dalin fjalët nga raporti i gjyqtarit pas ndeshjes për përjashtimin e Bellingham, zbulohet se sa do t'i mungoj anglezi Realit
Lexo po ashtu Dalin fjalët nga raporti i gjyqtarit pas ndeshjes për përjashtimin e Bellingham, zbulohet se sa do t'i mungoj anglezi Realit

Sergio Escudero bëri një gjuajtje të fortë nga distanca, por gjyqtari Miguel Angel Ortiz Arias i kishte rënë vërshëllimës për fundin e pjesës së parë, derisa topi shkoi në rrjetë.

Kjo bëri që nga Valladolid të kishte ankesa të mëdha, megjithatë nuk u morën parasysh nga Komisioni i Garave, derisa Sevilla në pjesën e dytë kishte shënuar tre gola për të marrë fitore.

Komiteti i Garave i kishte dhënë drejtë gjyqtarit për atë rast, por ai ishte dënuar për gabime të tjera në atë ndeshje.

Gjithsesi gjatë orëve të ardhshme Komisioni i Garave në La Liga pritet të marrë vendim për gjyqtarin e ndeshjes Valencia – Real Madrid për të dënuar ose jo për veprimin e bërë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori