LAJMI I FUNDIT:

“Ai u tregua shumë çnjerëzor” – akuza të rënda ndaj Neymar nga një punonjëse në shtëpinë e tij në Paris

“Ai u tregua shumë çnjerëzor” – akuza të rënda ndaj Neymar nga një punonjëse në shtëpinë e tij në Paris

Një ish-punonjëse shtëpie ka akuzuar yllin brazilian të futbollit Neymar në Gjykatën e Punës në Paris për punë të paligjshme, kushte të pahijshme të punës, mospagesë të orarit shtesë dhe mungesë pushimi me pagesë.

Sipas Le Parisien, që ka bërë të ditur informacionin, kjo nënë braziliane kërkon 368 mijë euro dëmshpërblim.


Duke regjistruar orarin e saj të punës në një fletore, gruaja braziliane pa leje qëndrimi punonte 60 orë në javë, ose 20 orë më shumë se orët e zakonshme të punës së një shërbyese.

Ajo Neymarin ka paditur edhe për kushte të padenja pune, mos pagesë të orarit shtesë dhe mungesë pushimi me pagesë. Përveç kësaj, ajo akuzon yllin brazilian se e ka detyruar të vijë në punë 15 ditë para lindjes së parakohshme të fëmijës së saj të katërt.

“Nga janari i vitit 2021 deri në tetor 2022, Neymar përfitoi nga pasiguritë e klientit tonë për të vendosur kushte të pahijshme pune ndaj saj, duke shkelur rregullat bazë të ligjit të punës”.

Al-Hilal pezullon për një kohë të pacaktuar Neymarin e lënduar
Lexo po ashtu Al-Hilal pezullon për një kohë të pacaktuar Neymarin e lënduar

“Na vjen keq që një person i tillë tregoi aq shumë çnjerëzor, madje ai shkoi aq larg sa që e dëboi klienten tonë nga shtëpia e saj disa ditë para lindjes së saj të parakohshme”, thanë avokatët.

Ata theksuan se i kanë dërguar një letër rekomande Neymarit në qershor për ta zgjidhur këtë situatë në mënyrë paqësore, por futbollisti brazilian nuk është përgjigjur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori