LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Do të dyfishohet numri i çerdheve në Prishtinë (Video)

Ahmeti: Do të dyfishohet numri i çerdheve në Prishtinë (Video)

Numri i çerdheve në qytetin e Prishtinës është rritur për pesë sosh që kur Shpend Ahmeti ka marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës.

Nga gjashtë çerdhe publike dhe një publiko-private, sa kanë ekzistuar në kryeqytet, tashmë Prishtina ka 11 çerdhe publike, publiko-private dhe me bazë në komunitet.


Kryetari Ahmeti ka thënë për KosovaPress se do të mundohet që në çdo lagje të Prishtinës të ketë së paku nga një çerdhe publike.

Ai madje e kujton një rast të fushatës parazgjedhore kur kishte marrë ankesa nga nënat e kryeqytetit për mungesën e kopshteve publike.

“Para tri viteve në Lagjen Arbëria në tubim, një nënë e cila ishte ardhur prej Gjermanisë, ishte detyru me lëshu punën me u kthy në Gjermani edhe kesh tu thanë: bash kisha pas qejf me ditë sot ku është? Ajo ishte këtu, tha: ‘unë jam ajo’. Tash është edhe në Këshill të Prindërve, kështu që po i realizojmë ato në çdo lagje, është e katërta pas Matit 1, Hajvalisë, Besisë dhe tash është kjo, sot e qesim gurthemelin edhe në Arbëri dhe tashmë është duke u përfunduar tenderi për Sofali, që do të hapet sivjet po ashtu dhe pastaj e kemi edhe Tophanen si prioritet. Edhe ajo është gati, thuaja se në përfundim e sipër dokumentacioni. Pra i bie që ne i kemi gjet diku 6 çerdhe, 7 në fakt me një partneritet publiko-privat dhe brenda këtij mandati e dyfishojmë numrin e çerdheve dhe besoj se nuk do të ketë asnjë lagje në Prishtinë që së paku nuk e ka një çerdhe me kosto të përballueshme”, ka thënë ai.

Megjithatë, Ahmeti thotë se nuk është e lehtë hapja e çerdheve pasi sipas tij, këtë e ndalon edhe Ministria e Financave me kufizim të numrit të punëtorëve.

Megjithatë, Ahmeti nuk ka premtuar se do të arrijë t’i përfshijë të gjithë fëmijët në kopshte publike duke thënë se kërkesat gjithmonë janë më të mëdha se sa kapacitetet e çerdheve dhe buxheti publik, por është shprehur se do të bëjë çmos që numrin e fëmijëve që mbesin jashtë kopshteve publike së paku ta zvogëlojë.

Në kryeqytet tashmë janë 6 çerdhe publike dhe një publiko-private në të cilat çmimi i pagesës për fëmijë është 50 euro, si dhe katër çerdhe me bazë në komunitet në të cilat çmimi është 100 euro me mundësi lirimi, varësisht nga pagat që marrin prindërit e fëmijës e cila mund të zbritet deri në 50 euro.

Megjithatë, këto institucione të arsimit parashkollor në kryeqytet nuk i përmbushin as gjysmën e nevojave të qytetarëve për t’i strehuar fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori