LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Propozimi francez u përdor për folklorizëm nga opozita maqedonase

Ahmeti: Propozimi francez u përdor për folklorizëm nga opozita maqedonase

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një prononcim televiziv tha se për propozimin francez, opozita është pushtuar nga një valë emocionesh, një valë folklorizmi dhe se gjithçka ka të bëjë më shumë me politikën ditore dhe mbledhjen e pikëve politike.

“Mendoj se opozita u pushtua nga një valë emocionesh, një valë folklorizmi, me pak fjalë, kishte një tendencë për të manipuluar ngjarjen, që do të thotë se po humbet identiteti kombëtar maqedonas, po humbet gjuha maqedonase, se kombi maqedonas po asimilohet në kombin bullgar. E gjithë kjo ishte më shumë për politikën ditore dhe për t’i shtuar pikë partive të tyre sesa çdo gjë thelbësore që ishte në të gjithë këtë fushatë apo gjithë këtë propagandë që ata po bënin dhe kjo më në fund u tregua, dhe publiku kuptoi se gjithçka ishte bërë vetëm për të përmirësuar politikën e tyre, pozitën në shoqëri, e jo diçka thelbësore në gjithë këtë aktivitet që e bënë”, thotë Ahmeti.


Ai shtoi se ky është një moment historik për maqedonasit që më në fund të legjitimojnë identitetin e tyre, gjuhën e tyre në bashkësinë ndërkombëtare dhe për këtë kanë mbështetjen e plotë të partive politike shqiptare.

Kujtojmë se propozimi francez u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën, më gjithsej 68 vota PRO.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori