Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti prezantoi sot disa nga projektet kapitale që do të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme.
Ai foli për rikonstruktimin e sheshit “Adem Jashari”, që do të kushtojë rreth 300 mijë euro, dhe do të jetë një hapësirë e përshtatshme edhe si shëtitore, edhe si vend pushimi.
“Ky shesh do të ndërlidhet me Qendrën Historike ku do të ndërtohet Tregu i ri, projekt ky i madh që do të kushtojë rreth 4 milionë euro dhe do ta ringjallë atë pjesë të qytetit. Sheshi ‘Adem Jashari’ do ta krijojë mundësinë e lidhjes me pedonalen e rinovuar të rrugës ‘UÇK’, e deri tek shkallët e lagjes Arbëria, shkallë këto që do që do të përbëjnë një shteg karakteristik të këmbësorëve me gjithë hapësirat tjera përcjellëse për qëndrim. Projekti i këtyre shkallëve do të përfundohet në pjesën e parë të vitit 2018, dhe do të kushtojë rreth 500 mijë euro”, tha ai.
Më tej, Ahmeti prezantoi edhe idenë për Sallën Koncertale, që planifikohet të jetë në objektin ku sot është ATK.
Lokacioni i tillë është shumë i përshtatshëm për shkak të afërsisë me sheshin kryesor të qytetit dhe me Teatrin Kombëtar.
“Me projektin e ri të Ndërmarrjes Publike Banesore, do të vazhdojmë rregullimin e hyrjeve të ndërtesave kolektive, sipas kërkesave dhe marrëveshje që do të bëhen me vetë banorët. Ky projekt deri tash ka shkuar shumë mirë, dhe kërkesat për ndërhyrje të tilla janë gjithnjë e më të mëdha”, tha Ahmeti.
Ai tha se në katër vitet e ardhshme do të rikonstruktohet edhe pllatoja në Bregun e Diellit, dhe në të njëjtën formë do të vazhdohet edhe me pllatot nëpër lagje të tjera.
“Në këtë formë shkojmë drejt zbatimit të programit tonë 100 pikësh, për ta bërë Prishtinën qytet në çdo lagje”, tha Ahmeti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre