LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti fton të investohet në Lipjan, s’i taksojmë bizneset

Ahmeti fton të investohet në Lipjan, s’i taksojmë bizneset

Komuna e Lipjanit është njëra prej vendeve që ka përshtatshmërinë më të madhe për investitorët të cilët duan ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre.  Kjo, për arsye se në këtë komunë, bizneset nuk paguajnë asnjë taksë komunale.

Këtë e thotë kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, gjatë një interviste për Ekonomia Online, ka potencuar se shumë indikatorë, janë tregues që Lipjani i ka të gjitha prerogativat tek të interesuarit për investime.


“Arsyet janë të shumta. Në Lipjan, e para nuk kemi asnjë lloj takse për bizneset, pastaj është  afërsia me Prishtinën, Aeroporti në territorin tonë dhe janë disa prerogativa që mendoj se donatorët në kuptimin e investimeve do ta kenë shumë ma lehtë të investojnë në Lipjan se sa në komuna tjera”, shprehet Ahmeti.Interesimin e investitorëve ai thotë se mund ta rrisë edhe Zona Industriale që shumë shpejtë pritet të fillojnë punimet për këtë zonë, e cila ka një hapësirë prej 56 hektarë.

Ipari i komunës së Lipjanit ka folur edhe rreth trajtimit të ujërave të zeza, për të cilën ka theksuar se duhen mjete buxhetore për ta stagnuar këtë problem me të cilin ballafaqohen.

“Një pjesë e këtij problemi është zgjidhur megjithatë, Lipjani ka nevojë shumë për investime në trajtimin e ujërave të zeza. Ende nuk e ka qyteti i Lipjanit ujëmbledhësin e ujërave të zeza dhe është një problem jashtëzakonisht i madh dhe shqetësues për komunën e Lipjanit”, deklaron Ahmeti.

Po ashtu ai ka folur edhe për buxhetin e komunës se a i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve lipjanas, për papunësinë e rritjen ekonomike, bujqësinë si një sektor premtues për zhvillim ekonomik, e për faljen e borxheve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori