LAJMI I FUNDIT:

Aguero me përshkrim befasues për Manchester Unitedin, injoron Liverpoolin dhe Arsenalin

Aguero me përshkrim befasues për Manchester Unitedin, injoron Liverpoolin dhe Arsenalin

Ish-sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero ka dhënë opinionin e tij mbi gjasat e ekipeve në garë për titullin e Ligës Premier, duke përmendur një rivalitet të përjetshëm.

Gjatë një interviste për Stake, të cituar nga Goal, Aguero ka folur për situatën e tanishme në ligën angleze dhe ka vënë në dukje disa nga ekipeve që mund të konsiderohen kërcënime reale për objektivat e Manchester Cityt.


“S’ke pse i nënvlerëson në këtë fazë të sezonit Manchester Unitedin”, ka shpjeguar Aguero. Ai vuri në dukje se “Djajtë e Kuq” janë një nga kërcënimet më të mëdha për titullin e ligës të skuadrës së tij të mëparshme.

Aguero emëron tre sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, zgjedhjet mund t’ju duken befasuese
Lexo po ashtu Aguero emëron tre sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, zgjedhjet mund t’ju duken befasuese

Aguero shtoi gjithashtu se Tottenham Hotspur është konkurrentë për titullin, duke theksuar përmirësimet që ka sjellë trajneri Ange Postecoglou. Pavarësisht luhatjeve të rendimentit, sipas ish-lojtarit argjentinas, edhe Newcastle United janë në gjendje të luftojnë për titull, pasi “gjithmonë japin një përballje të fortë”.

Megjithatë, Manchester United aktualisht janë larg nga ajo pozitë për të sfiduar për titullin e Ligës Premier  – dhe mbetet për t’u parë nëse deklarata e Agueros ka pasur elementë të sarkazmës, pasi ai nuk i përmendi Liverpoolin apo Arsenalin në komentet e tij.

Me Unitedin që ndodhet 11 pikë pas liderit të ligës, Arsenal, duket se do të duhet një kthesë shumë pozitive në performancën e tyre që fjalët e Agueros të kenë vlerë. Pa ndonjë ndryshim të madh, komentet e tij mund të mos duken shumë të arsyeshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori