LAJMI I FUNDIT:

Aguero emëron tre sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, zgjedhjet mund t’ju duken befasuese

Aguero emëron tre sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, zgjedhjet mund t’ju duken befasuese

Legjenda argjentinase e Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka zgjedhur tre sulmuesit që mendon se janë më të mirët e të gjitha kohërave.

Në korrik të vitit 2011, City përfundoi nënshkrimin e Agueros nga klubi i La Ligas, Atletico Madrid, në një marrëveshje me vlerë rreth 40 milionë euro.

Që atëherë, ai vazhdoi të bëhej golashënuesi më i mirë i klubit dhe shënoi golin historik kundër QPR gjatë sezonit 2011/12 për t’i dhënë Cityt titullin e parë të Ligës Premier. Në total, argjentinasi bëri 390 paraqitje për klubin Etihad, duke shënuar 260 gola.


Kohët e fundit, gjatë një seance ‘pyetje dhe përgjigje’ në kanalin e tij Twitch, Agueros iu kërkua të emëronte tre sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

“3 sulmuesit më të mirë në histori? Ronaldo Nazario, Thierry Henry dhe Luis Suarez. Kështu me rend”, ka thënë Aguero.

Legjenda e Brazilit, Ronaldo konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë.

Gjatë asaj që ishte një karrierë e shkëlqyer, Ronaldo luajti për disa nga klubet më të mëdha në futbollin botëror, duke përfshirë Barcelonën, Interin, Real Madridin dhe Milanin. Në karrierën e tij, Ronaldo shënoi 352 gola në 518 paraqitje.

Francezi Thierry Henry shpesh etiketohet si lojtari më i mirë në historinë e Ligës Premier pasi luajti një rol të madh në sezonin pa humbje të Arsenalit.

Në dy periudhat e tij me Gunners, Henry shënoi 228 gola në 377 ndeshje.

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, Luis Suarez, i cili aktualisht luan për skuadrën braziliane, Gremio, ka vite që shënon gola nga e majta, djathta dhe qendra.

Pasi bëri përshtypje te Ajaxi, Suarez u transferua në Liverpool dhe shpejt u bë një i preferuar i vërtetë i tifozëve. Pavarësisht anës së tij të errët, ishte e qartë se Suarez di ta vendosë topin në rrjetë.

Pas largimit nga Anfield, uruguaiani vazhdoi të luajë për gjigantët e La Ligës, Barcelona dhe Atletico Madrid, duke fituar titullin e ligës me të dyja palët.

Në total, Suarez deri më tani ka shënuar 476 gola në 775 ndeshje në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori