LAJMI I FUNDIT:

Agnelli sqaron se përse klubet e Ligës Premier u larguan nga Superliga Evropiane

Agnelli sqaron se përse klubet e Ligës Premier u larguan nga Superliga Evropiane

Presidenti i Juventusit është nën presion pasi projekti i Superligës Evropiane u shpërbë.

“Unë mbetem i bindur për bukurinë e këtij projekti”, ka thënë Agnelli për Reuters, duke konfirmuar se gara nuk mund të vazhdojë.


“Pa dyshim … Unë dua të them, nuk mendoj se ai projekt tani është akoma në funksionim”.

Darka që mund të ketë tentuar jetësimin e Superligës Evropiane – takimi i fshehur i tre nga gjashtë klubeve të mëdha nga Liga Premier
Lexo po ashtu Darka që mund të ketë tentuar jetësimin e Superligës Evropiane – takimi i fshehur i tre nga gjashtë klubeve të mëdha nga Liga Premier

“Nuk do të them se sa klube më kontaktuan brenda 24 orësh duke më pyetur nëse mund të bashkoheshin”, vazhdoi Agnelli.

“Ndoshta ata gënjyen, por unë u kontaktova nga një numër skuadra duke pyetur se çfarë mund të bënin për t’u bashkuar”.

Atletico Madridi zyrtarisht largohet nga Superliga Evropiane
Lexo po ashtu Atletico Madridi zyrtarisht largohet nga Superliga Evropiane

Projekti u shpërbë pasi gjashtë klubet e Ligës Premier vendosën të tërhiqeshin nga gara.

“Ka pasur spekulime në atë masë që nëse gjashtë skuadra do të ishin shkëputur dhe do të kishin kërcënuar politikën e Ligës Premier do ta kishte parë atë si një sulm ndaj Brexit dhe skemës së tyre politike”, shpjegoi Agnelli.

UEFA del me njoftim pas shpërbërjes së Superligës Evropiane
Lexo po ashtu UEFA del me njoftim pas shpërbërjes së Superligës Evropiane

Kryetari i Juventusit u kritikua ashpër nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili tha të hënën se nuk ka parë kurrë një person të gënjejë aq shumë sa Agnelli.

“Nëse më thoni metoda të tjera për bashkimin e projekteve të tilla … nëse do të kërkoni autorizimin e të tjerëve, nuk mendoj se do të kishit kryer një projekt si ky”, tha Agnelli.

Agnelli i përkushtuar në projektin e Superligës Evropiane, thumbon FIFA-n dhe UEFA-n
Lexo po ashtu Agnelli i përkushtuar në projektin e Superligës Evropiane, thumbon FIFA-n dhe UEFA-n

“Marrëdhëniet janë aty, unë kam parë që marrëdhëniet ndryshojnë me kalimin e kohës, disa njerëz jam shumë i sigurt se do të jenë të hapur dhe do të flasin me njëri-tjetrin”.

“Unë nuk mendoj se industria jonë është veçanërisht e sinqertë dhe besueshme”, ka shtuar më tej Agnelli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori