LAJMI I FUNDIT:

AGK dhe UNKT ndajnë çmimet për Raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë

AGK dhe UNKT ndajnë çmimet për Raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT, nën koordinimin e Zyrës së Koordinatores për Zhvillim – Ulrika Richardson, ka mbajtur sot edicionin e 16-të të çmimeve vjetore të gazetarisë “Çmimi për raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë”.

Edicioni i 16-të u mbajt nën moton “Portretizimi i përgjegjshëm i varfërisë”.


Këtë vit, në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, u shpërblye storja e gazetares Genta Zejnullahu nga TV Syri.

Çmimi për audio-storjen më të mirë iu nda gazetarit nga Radio Kosova 2, Denis Galushi.

Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda gazetarit të Grupit KOHA, Fitim Gashi.

Teksa, në kategorinë “Dokumentari më i mirë televiziv”, çmimin e fitoi dokumentari “Sot, për nesër “, i gazetares Vjosa Çerkini.

Për fotografinë më të mirë u shpërblye fotografi i pavarur, Valdrin Fetahu. Përveç dhënies së çmimeve, të pranishmëve iu adresuan edhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha  dhe Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson.

AGK-ja gjithashtu ka falënderuar Dukagjini Bookstore për ofrimin e hapësirës së tyre për organizimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori