LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon kërcënimin ndaj Berat Buzhalës

AGK dënon kërcënimin ndaj Berat Buzhalës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar nga anëtari Berat Buzhala se ai ka pranuar kërcënime të vazhdueshme përmes rrjetit social Facebook.

Buzhala ka njoftuar AGK-në se tashmë e ka raportuar rastin në polici.


“Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryehen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre”, thuhet në reagim.

“Poashtu ne inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë që, çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t’i raportojnë në polici. Kohë më parë AGK-ja ka marr zotimin e drejtorit të përgjithëshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/