LAJMI I FUNDIT:

Agjenti zbulon se Lautaro Martinez është i lumtur te Interi

Agjenti zbulon se Lautaro Martinez është i lumtur te Interi

Agjenti i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, Alejandro Camano, ka sugjeruar se ylli argjentinas është i lumtur në Itali.

Argjentinasi po lidhet me një largim nga kampionët e Italisë, të cilët humbën trajnerin Antonio Conte dhe sulmuesin Romelu Lukaku në verë.


24-vjeçari, i cili nuk ka shënuar asnjë gol në ligë që prej 17 dhjetorit, po lidhet me klube si Liverpooli, Manchester United dhe Barcelona.

Liverpooli lidhet me transferimin e Lautaros
Lexo po ashtu Liverpooli lidhet me transferimin e Lautaros

Por, sipas agjentit, Lautaro është i lidhur te kampioni aktual i Serie A.

“Lautaro nuk mendon për veten e tij, ai mendon vetëm për Interin”, ka thënë fillimisht Camano për FcInternews.it.

“Ai dëshiron të ndihmojë dhe dëshiron që tifozët të jenë të lumtur. Interi nuk ka shënuar shumë gola kohët e fundit, por është vetëm një proces dhe do t’i kthehet shënimit, kjo është e sigurt”.

E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë
Lexo po ashtu E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë

“Lautaro dëshiron që Interi të fitojë, ai nuk është i interesuar për suksesin personal”.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë sepse Lautaro është i lumtur në Inter dhe është i lumtur me tifozët e Interit”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/