LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Osimhen dërgon një paralajmërim pasi ylli i Napolit u rendit i teti në garën për Topin e Artë

Agjenti i Osimhen dërgon një paralajmërim pasi ylli i Napolit u rendit i teti në garën për Topin e Artë

Agjenti i Victor Osimhen, Roberto Calenda, e përgëzoi sulmuesin e Napolit për renditjen e tij në pozitën e tetë në garën e Topit të Artë dhe paralajmëroi yjet e tjerë.

Reprezentuesi i Nigerisë përfundoi i 8-ti në renditjen e Topit të Artë 2023, duke u bërë lojtari i parë i Napolit që përfundon në top 10 dhe gjithashtu lojtari nigerian i renditur më lartë ndonjëherë.


Rekordi i mëparshëm për një lojtar të Napolit i përkiste Ruud Krol, i cili u rendit i 15-ti në vitin 1980.

“Ti bëre histori dhe e ardhmja është e jotja, Victor po vjen!”, ka shkruar Calenda në urimin e sulmuesit të Napolit në platformën X, e njohur dikur si Twitter.

Osimhen shënoi 26 gola në 32 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar duke u bërë golashënuesi më i mirë i ligës dhe duke kontribuar në Scudetton e parë të Napolit në 33 vjet.

Sulmuesi aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi muskulor dhe ka shënuar gjashtë gola në 10 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Në përgjithësi, ai ka shënuar 23 gola në ligë deri më tani në 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori