Agjenti e ofron yllin e Atalantës te Barcelona, klubi italian ulë ndjeshëm çmimin e tij

Agjenti i mesfushorit brazilian të Atalantës, Ederson, ka sinjalizuar se klubi italian është i gatshëm të ulë ndjeshëm kërkesat financiare për kartonin e lojtarit, duke e bërë atë një objektiv të prekshëm për Barcelonën.
Ai deklaroi se vlera e 26-vjeçarit mund të zbresë në vetëm 30-40 milionë euro, nga shifra fillestare prej 60-75 milionë euro.
Ederson ka zgjuar interes të madh në tregun evropian, me Juventusin, Interin, Manchester Unitedin dhe Chelsean që kanë tentuar ta transferojnë gjatë verës së kaluar. Mirëpo Atalanta refuzoi të hiqte dorë nga një tjetër element kyç i skuadrës.

Tani situata duket ndryshe, pasi kontrata e tij skadon në qershor 2027 dhe sipas agjentit Andre Cury, i cili foli për Cadena SER çmimi mund të ulet ndjeshëm në afatin e ardhshëm kalimtar.
“Ederson është një lojtar që do t’i përshtatej shumë mirë Barcelonës, me fizikalitet dhe qëndrueshmëri. Me kontratën që po i afron fundit, Atalanta mund të pranojë ta shesë në janar ose verë për një çmim rreth 30-50 milionë euro", u shpreh Cury.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të futet në garë për brazilianin, apo do të jenë klube të tjera që do t'i fitojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/

















































