LAJMI I FUNDIT:

​Agjenda evropiane, ministri Reka ftohet më 3 mars në Komisionin për Integrime

​Agjenda evropiane, ministri Reka ftohet më 3 mars në Komisionin për Integrime

Komisioni për Integrime ka miratuar sot unanimisht draft-planin e punës për vitin 2020.

Anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra tha se Qeveria Kurti nuk ka proceduar asnjë projektligj ende në Kuvend për shqyrtim.

“Është për keqardhje që asnjë projektligj i Qeverisë nuk e kemi në kuvend dhe besoj që nevojat e qytetarëve janë të mëdha. Po ashtu kjo Qeveri nuk ka as plan qeverisës ende. Propozoj që të ftohet në Komision edhe ministri i Integrimeve Evropiane për planin e tij në integrimet evropiane”, tha ajo.

Por, anëtarja tjetër e Komisionit, Fitore Pacolli nga VV, kërkoi nga Qeveria Kurti të mos ngutet në lidhje me nxjerrjen e ligjeve të reja, pasi ‘ato duhet të jenë ligje të mira’.

Ajo tha se Komisioni për Integrime, përveç liberalizimit të vizave, duhet t’i qaset edhe procesit të njohjeve të reja nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Lidhur me qëndrimet deputetes Pacolli, Haxhi Shala, anëtar nga radhët e Nisma-s, tha se askush në Komision nuk duhet të marrë rolin e zëdhënësit të Qeverisë.

Kryetari i Komisionit për Integrime, Armend Zemaj nga radhët e LDK-së, tha se do të ketë aktivitete për njohjen e shtetit të Kosovës dhe do të punohet për shtyrjen përpara të procesit të integrimeve evropiane, raporton KP. Ai bëri të ditur se ministri i Integrimeve Evropiane Blerim Reka më 3 mars është i ftuar në Komision, për agjendën evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori