LAJMI I FUNDIT:

Agim Zuzaku zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Agim Zuzaku zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zgjedhur kryetarin e degës në Gjilan.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.


‘Për shkak të rrethanave me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet, dhe mbarë njerëzimi si pasojë e pandemisë Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, nuk ka mundur të organizoj një proces të brendshëm zgjedhor, andaj sot mblodhëm Këshillin Drejtues të degës në Gjilan i cili zgjodhi kryetarin e saj. Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Gjilan, më votë unanime ka zgjedh kryetar të degës, Agim Zuzakun’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AAK e Gjilanit.

Agim Zuzaku ka qenë nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik.

Më tej në këtë komunikatë u theksua edhe biografia e kandidatit Zuzaku.

‘Të gjithë e njohin si ish-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Zuzaku ka shërbyer si drejtor në periudhën 2015-2018, ndërsa ishte edhe Kryetar I Klubit të Volejbollit “Drita”, dhe punëtor sportive për vite me radhë.

I lindur më 21 shkurt 1979, i martuar dhe ka një vajzë.

Është ekonomist i diplomuar, tani në procedurat përfundimtare për titullin Doktor I shkencave në fushën e menaxhimit.

Përveç Gjilanit, Zuzaku njihen edhe më gjerë si Asistent shumë vjeçar i Profesorit tanimë të ndjerë, Dr. Rifat Blaku, në lëndët; Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së, dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore.

Aktualisht është Këshilltar Politik i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit’, thuhet tutje në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori