0Shares

Zëvendëspresidenti i AKR-së dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se partisë së tij po i bashkohen shumë personalitete.

Bahtiri ka bërë të ditur se vizionit të tij për qeverisjen e Mitrovicës i është bashkuar edhe Ahmet Fejza, nënkryetar i LDK-së në Zhabar dhe Aziz Istrefi, aktivist i PDK-së.

“Vizionit tim për udhëheqjen e Mitrovicës me duar të pastra, për çdo ditë po i bashkohen qytetarët e Mitrovicës. Sot AKR-së në Mitrovicë iu bashkua edhe Ahmet Fejza, nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Zhabar dhe ish kryetar i kësaj dege, si dhe Aziz Istrefi nga fshati Bajgorë, i cili aderoj nga PDK-ja në AKR.

Qytetarët e Mitrovicës për çdo ditë po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e Mitrovicës, pasi që po shprehin bindjen e plotë se Mitrovica ka nevojë për zot shtëpi dhe jo për qeverisje me dirigjime nga jashtë”, ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)