LAJMI I FUNDIT:

Aggeler: Në 10 vitet e fundit, SHBA ka dhuruar 13,5 milionë dollarë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në Maqedoni

Aggeler: Në 10 vitet e fundit, SHBA ka dhuruar 13,5 milionë dollarë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në Maqedoni

Sot në Qendrën Klinike të Shkupit është përuruar rinovimi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, që është financuar nga SHBA-të.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela P. Aggeler tha se ky projekt ka përfunduar një vjet më herët ndërsa shtoi se për këtë projekt janë ndarë 400.000 dollarë.


“I gjithë kati i kësaj klinike gastrike është rinovuar plotësisht dhe në mënyrë të konsiderueshme e përmirëson jo vetëm kapacitetin por edhe nivelin e shërbimit që ofron për të gjithë që vijnë këtu. Siç thash, SHBA përmes Komandës Evropiane të SHBA-së ka dhuruar 400.000 dollarë për renovimet dhe ky është vetëm një shembull tjetër nga angazhimet e kahershme që kemi bërë për t’i ndihmuar Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e kualitetit dhe vetëbesimit në institucione”.

“Ky është vetëm kontributi i fundit, për shkak se në 10 vitet e fundit, përmes Komandës Evropiane dhe Zyrës sonë të Mbrojtjes dhe Kooperimit ne kemi siguruar më tepër se 13,5 milionë dollarë për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve të këtij vendi”, deklaroi mes tjerash Angela P. Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori