Afërdita Paqarada: E kam ndërprerë pushimin vetëm për të votuar në Prishtinë

Ish-Miss Kosova, Afërdita Paqarada, ka qenë sot pjesë e qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje në Prishtinë.
Ajo ka treguar se ka bërë një ndryshim të veçantë në planet e saj personale, vetëm për të marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe për të dhënë kontributin e saj si qytetare.
“Është një obligim për të gjithë neve që jemi këtu. E kam ndërruar datën e udhëtimit, kam ardhur special për të votuar sot në Prishtinë”, tha Afërdita, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Ajo shtoi se, përkundër faktit që kishte planifikuar një pushim, e ka ndërprerë atë për të qenë prezent në ditën e votimit.
“Përkundër udhëtimit që e kisha planifikuar, kam vendosur të ndërpres pushimin për të dhënë kontributin tim. Pres të jap më të mirën për Prishtinën, të përmirësoj pikat që qytetarëve u krijojnë vështirësi në jetën e përditshme dhe të bëj më të mirën për të gjithë neve”, përfundoi ajo.
Ky veprim i Afërditës tregon angazhimin dhe përgjegjësinë e saj qytetare, duke inkurajuar edhe të tjerët që të marrin pjesë aktive në zgjedhje dhe të kontribuojnë për zhvillimin e komunitetit. /Telegrafi/



















































