Afërdita heq dyshimet për lidhjen me çekun

Afërdita kishte postuar disa fotografi në Twitter që flisnin për afërsinë e saj me hokeistin atraktiv çek.
Ishte spekuluar më parë për një lidhje të mundshme mes tyre, por Afërdita pasi mohoi zërat duket se tashmë edhe publikisht ka preferuar të japë indikacione për romancën e re.
Telegrafi mëson se Afërdita ka më shumë se dy muaj që është në lidhje me hokeistin.
Kjo është vërejtur nga vizitat e shpeshta të Afërditës dhe motrës së saj Jehonës në ndeshjet e Detroit Red Wings, klub për të cilin luan Kindl.
Jakub Kindl është lojtar profesional i hokeit në akull, dhe është lindur në vitin 1987 në Sumperk të Çekisë. /Telegrafi/
Gjatesia: 6' 3" (1.91 m)
Pesha: 216 lbs (98 kg)
Fillimi i karieres: 2006
Pagesa: 1.05 million USD (2013)
Klubi: Detroit Red Wings (Mbrojtës)






















































