LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani luftarak rus interceptoi një aeroplan polak mbi Detin e Zi

Aeroplani luftarak rus interceptoi një aeroplan polak mbi Detin e Zi

Një aeroplan luftarak rus interceptoi një aeroplan polak që patrullonte për agjencinë kufitare të Bashkimit Evropian mbi Detin e Zi, duke bërë që pilotët të humbnin përkohësisht kontrollin e aeroplanit.

Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se më 5 maj, aeroplani L410 TURBOLET i Policisë Kufitare polake, i cili në bashkëpunim me Policinë Kufitare rumune po kryente misione rutinë patrullimi nën kujdesin e Frontex mbi Detin e Zi, në hapësirën ajrore ndërkombëtare u interceptua rreth orës 13:20, 60 kilometra në lindje të hapësirës ajrore rumune, me një aeroplan luftarak rus Sukhoi Su-35, transmeton Telegrafi.


Sipas deklaratës së tyre, “manovrat agresive dhe të rrezikshme të kryera vazhdimisht nga aeroplanët luftarakë të Federatës Ruse në afërsi të aeroplanit polak shkaktuan një nivel të lartë turbulence dhe vështirësi të mëdha në kontrollin e tij”.

Incidenti rikujton atë që ndodhi në mars, kur Su-27 provokoi qëllimisht një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi.

“Si rezultat i incidentit, dy aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore rumune dhe dy të Forcave Ajrore spanjolle në Shërbimin Luftarak të Policisë Ajrore, ishin para alarmit nga Qendra e Kombinuar e Operacioneve Ajrore të NATO-s në Torrejon, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment”, tha ministria në një deklaratë.

Ekuipazhi nga Polonia veproi me qetësi dhe profesionalizëm në situatën e krijuar në mënyrë të papërgjegjshme nga piloti rus, duke arritur të korrigjojë aeroplanin, pas humbjes fillestare të lartësisë të shkaktuar nga manovrat e aeroplanit Su-35, duke arritur të ulej i sigurt në aeroportin Mihail Kogalniceanu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori