LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i Korean Air ‘rrëshqet dhe përfundon jashtë pistës’ në Filipine – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Aeroplani i Korean Air ‘rrëshqet dhe përfundon jashtë pistës’ në Filipine – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i Korean Air ka “kapërcyer” pistën gjatë uljes në një mot të keq në Filipinet qendrore.

Për fat të mirë, sipas autoriteteve, nuk u raportuan të lënduar në mesin e 173 personave në bord, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Incidenti ndodhi në ishullin Mactan në provincën qendrore Cebu të dielën vonë.

Siç thuhet më tej, 11 anëtarët e ekuipazhit dhe 162 pasagjerë në fluturimin Korean Air KE631 përdorën “daljen emergjente” për të dalë nga aeroplani i dëmtuar.

“Të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe po ndihmohen nga personeli”, ka thënë Autoriteti i Aviacionit Civil të Filipineve në një deklaratë.

Avioni mbeti i ngecur në bar në fund të pistës së vetme në Aeroportin Ndërkombëtar Mactan Cebu të hënën, duke detyruar mbylljen e aeroportit.

Pjesa e përparme e poshtme e aeroplanit dhe ‘hunda’ e tij ishin dëmtuar rëndë, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Airbus A330 nga Incheon, Koreja e Jugut, kishte tentuar të ulej dy herë përpara se të kalonte pistën në përpjekjen e tretë, tha në një deklaratë Korean Air Lines Co.

“Pasagjerët janë shoqëruar në tre hotele lokale dhe po organizohet një fluturim alternativ”, tha linja ajrore për fluturimin KE361. “Aktualisht jemi duke identifikuar shkakun e incidentit”.

Korean Air nuk ka pasur ndonjë aksident fatal pasagjerësh që nga viti 1997, sipas Aviation Safety Network, një faqe interneti që përpilon aksidentet e aviacionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori