Aeroplani goditi për vdekje një person dhe u pa zjarr në motor - zbulohen pamje dhe detaje të aksidentit në pistën e aeroportit të Denverit
Një person që kërceu një gardh dhe ndodhej në një pistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit u godit dhe u vra nga një aeroplan i Frontier Airlines gjatë ngritjes, thanë autoritetet e aeroportit.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja supozohet se shkaktoi një zjarr në motor dhe i detyroi pasagjerët të evakuoheshin.
Aeroplani, në rrugën nga Denveri në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, "raportoi se goditi një këmbësor gjatë ngritjes rreth orës 23:19 të premten", sipas një postimi në llogarinë zyrtare X të aeroportit.
Një zëdhënës i aeroportit theksoi se personi, i cili kërceu një gardh perimetri, ka vdekur. Ata thanë se personi i paidentifikuar u godit dy minuta pasi hyri në aeroport.
Personi nuk besohet të jetë një punonjës i aeroportit.
"Po ndalemi në pistë", i thotë piloti kullës së kontrollit sipas faqes ATC.com. "Sapo goditëm dikë. Kemi një zjarr në motor".
Piloti i thotë kontrollorit të trafikut ajror se kanë "231 shpirtra" në bord dhe se një "individ po ecte nëpër pistë".
New footage captures a Frontier Airlines plane hitting a trespasser while taking off from Denver International Airport in Colorado. pic.twitter.com/d2ckCOqHXo
— aircraftmaintenancengineer (@airmainengineer) May 11, 2026
Kontrollori i trafikut ajror përgjigjet se ata po "i lëvizin kamionët tani" përpara se piloti t'i thotë kullës se "ka tym në aeroplan. Do të evakuohemi në pistë".
Frontier Airlines tha në një deklaratë se fluturimi 4345 ishte ai i përfshirë në përplasje dhe se "u raportua tym në kabinë dhe pilotët ndërprenë ngritjen".
Nuk ishte e qartë nëse tymi ishte i lidhur me përplasjen.
Linja ajrore ka bërë të ditur se aeroplani mbante 224 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.
Frontier Airlines A321, Flight 4345 hit a person walking across the runaway during takeoff. They were reportedly right in front of the Jet turbine
This was the result pic.twitter.com/0YW1Xj41li
— Kosher (@koshercockney) May 9, 2026
"Ne po hetojmë këtë incident dhe po mbledhim më shumë informacion në koordinim me aeroportin dhe autoritetet e tjera të sigurisë", tha linja ajrore.
Pasagjerët u evakuuan nëpërmjet rrëshqitësve dhe ekipi i emergjencës i transportoi ata me autobus në terminal.
Zëdhënësi i aeroportit ka bërë të ditur se 12 pasagjerë pësuan lëndime të lehta dhe pesë u dërguan në spitale. /Telegrafi/





























