LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët privatë “pushtojnë” një aeroport të qytetit të vogël në Idaho – për “kampin veror të miliarderëve”

Aeroplanët privatë “pushtojnë” një aeroport të qytetit të vogël në Idaho – për “kampin veror të miliarderëve”

Një ngjarje vjetore në Idaho, ka filluar zyrtarisht ndërsa miliarderë dhe manjatë të biznesit zbresin për të qenë në qytetin e vogël – me një popullsi prej 1,783 banorëve – për Konferencën vjetore të Allen & Co. Sun Valley.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çdo vit për më shumë se katër dekada, vetëm pas festës së 4 korrikut, qyteti ka pritur njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Tokë.

Atje, ata shfaqen për të diskutuar “temat e nxehta të kohës”.


Për shembull, Sun Valley është vendi ku Jeff Bezos ra dakord të blinte The Washington Post.

Këtë vit në “kampin veror për miliarderët”, lufta Izrael-Hamas, zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA dhe inteligjenca Artificiale janë me siguri në rendin e ditës, së bashku me raundet e golfit dhe ecjet me udhëzues.

Kështu, të martën në mëngjes, aeroporti filloi të përjetonte trafik të rënduar nga vende të ndryshme si Aspen, Kolorado dhe Massachusetts, përpara fillimit të konferencës.

Sipas faqes së internetit të gjurmimit të aeroplanëve FlightAware, mbi 165 aeroplanë privatë ishin planifikuar të fluturonin gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kur ta shikoni këtë imazh, do të shkriheni së qeshuri - shikoni se ku ka gjetur hije kjo grua

Kur ta shikoni këtë imazh, do të shkriheni së qeshuri - shikoni se ku ka gjetur hije kjo grua

Fun
Turistët thuhet se porositën peshk në një restorant në Kroaci - kur erdhi fatura, atyre “pothuajse u mbeti ushqimi në fyt”

Turistët thuhet se porositën peshk në një restorant në Kroaci - kur erdhi fatura, atyre “pothuajse u mbeti ushqimi në fyt”

Interesante
Tentoi ta përshkonte ngushticën e Mesinës duke ecur në litar, gjërat nuk i shkuan sipas planit

Tentoi ta përshkonte ngushticën e Mesinës duke ecur në litar, gjërat nuk i shkuan sipas planit

Interesante
Mërgimtari nga Kosova e harroi djalin në një pompë benzini në Kroaci, nuk e kuptoi deri në Slloveni - bëhet virale historia e tij

Mërgimtari nga Kosova e harroi djalin në një pompë benzini në Kroaci, nuk e kuptoi deri në Slloveni - bëhet virale historia e tij

Virale
Moment i rrallë i jetës së egër: Hiena i dorëzohet luaneshave

Moment i rrallë i jetës së egër: Hiena i dorëzohet luaneshave

Interesante
Përpiqet ta ndalojë një përleshje, përfundon duke marrë shuplaka

Përpiqet ta ndalojë një përleshje, përfundon duke marrë shuplaka

Fun
Kalo në kategori