LAJMI I FUNDIT:

Adrola me rrëfim të pazakontë në 25 vjetorin e lindjes

Adrola me rrëfim të pazakontë në 25 vjetorin e lindjes

Adrola Dushi, blogere dhe modele shqiptare, ka pasur një arsye më tepër për të qenë e lumtur gjatë ditës së djeshme.

Bukuroshja ka festuar përvjetorin e 25-të lindjes dhe për këtë ka bërë një rrëfim të pazakontë.


@hana_official1 @renuarlocaj @enilenahair_makeup

A post shared by Adrola Dushi (@adroladushi) on Jun 22, 2018 at 2:17am PDT

Ajo ka lënë një mesazh të gjatë në llogarinë personale të Facebook duke treguar se ndihet me fat që ka një familje dhe shoqëri të shëndoshë.

Ajo gjithashtu ka përmendur edhe djalin Troin, i cili për Adrolën është suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja e saj.

Postimi i plotë i Adrolës në Facebook:

Sot u bëra 25 vjeç. Në këto 25 vite në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe më pak të këqija. Ndihem pak çuditshëm dhe s’e kuptoj tamam se çfarë po ndjej, por ndjesia më e mirë është se jam shumë falënderuese ndaj Zotit dhe çdo personi që ka hyrë në jetën time. Jam me fat për familjen time, për të afërmit e mi, për shoqërinë time, për ata njerëz që kanë besuar tek unë.

Falë të gjithëve ju, unë jam Adrola. E di që kam dhe shumë vite për të jetuar, për t’u rritur, për të mësuar, për t’u forcuar e për të mos u trembur nga surprizat që jeta i sjell, por sinqerisht shumë herë jam ndjerë e thyer dhe shumë e lodhur. Dhe ka mjaftuar një shikim, një fjalë, një puthje a përqafim prej birit tim që gjithçka të ndryshojë.

Troi i mamit, ti je drita ime e syve dhe je bekimi më i madh në jetën time. Ti je suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja ime. Koha që ‘vjedh’ nga ty është gabimi që më peshon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithë jetën do jem e përulur para teje dhe gjithë jetën do jem për ty. Të dua shumë, sa qielli, sa bota, sa gjiiiiithë yjet, hëna dhe dielli bashkë dhe shpresoj që një ditë të të bëj sadopak krenar.

U bëfsha edhe 100 vjeç o shoqëri, me ju dhe me familjen time të shtrenjtë pranë. Zoti ju bekoftë të gjithëve për dritën që keni sjellë në jetën time”, ka shkruar Adrola në Facebook.

Urime Adrola. /Telegrafi/