LAJMI I FUNDIT:

Adriano shet rezidencën e tij për 1.4 milion euro dhe tani jeton në një hotel luksoz: Paguan 10 mijë euro në muaj, ka marr me vete vetëm trofetë e tij

Adriano shet rezidencën e tij për 1.4 milion euro dhe tani jeton në një hotel luksoz: Paguan 10 mijë euro në muaj, ka marr me vete vetëm trofetë e tij

Ish-sulmuesi i njohur i Brazilit, Adriano është regjistruar në një hotel luksoz pasi ka shitur rezidencën e tij – duke lënë gjithçka aty, përveç medaljeve të tij të fituara në kohën kur ishte aktiv.

Ai tani po jeton një jetë të mirë në apartamentin presidencial të hotelit luksoz “Grand Hyatt” në lagjen e pasura të Barra do Tijuca në qytetin e Rio de Janeiro.


Sipas A Tribuna , ish-sulmuesi i Inter Milan po paguan rreth 10,000  euro çdo muaj për qira, pasi ka shitur rezidencën e tij për 1,4 milionë euro.

Media lokale thotë se Adriano ka lënë gati të gjitha gjërat e tij te pronarët e rinj dhe mori me vete vetëm gjëra sentimentale që përfshinin çmime nga ditët e tij si futbollist.

39-vjeçari fitoi katër tituj në Serie A me Interin dhe dy trofe Campeonato Brasileiro, me Flamengon dhe Corinthiansin.

Adriano, i cili ka luajtur për herë të fundit për Miami United në vitin 2016, ka pasur një jetë të trazuar si brenda dhe ashtu edhe jashtë fushës.

Ai ra në depresion pas vdekjes së babait të tij, kur ishte në Itali dhe u akuzua për trafik droge në vitin 2010, akuza për të cilat u pastrua në vitin 2014.

Pas shqetësimeve për shëndetin e tij, ai madje u detyrua të mohojë thashethemet që kishin filluar se ai kishte vdekur.

Futbollisti në pension aktualisht po kërkon të investojë në një pronë afër bregdetit por duket se nuk po nxiton pasi ai gëzon komoditetet e hotelit luksoz.

Ai ka ndarë disa foto me miqtë dhe familjen duke shijuar kohën e tyre në hotelin më të mirë për 6.4 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Adrianos ka edhe pishinë në dhomën e tij të hotelit.

Ai mbahet mend për kohë kur luante me emra si Kaka dhe Ronaldinho.   Sulmuesi shënoi 27 herë në 48 ndeshjet e tij me kombëtaren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori