LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi për rastin e lënies anash të fëmijëve nga minoritetet: Asgjë nuk është më e tmerrshme se sa ta imitosh armikun tënd dhe të përdorësh armët e njëjta

Adriana Matoshi për rastin e lënies anash të fëmijëve nga minoritetet: Asgjë nuk është më e tmerrshme se sa ta imitosh armikun tënd dhe të përdorësh armët e njëjta

Një ngjarje që ka ngjallur reagime të shumta ka ndodhur ditën e djeshme (e martë) në Peje.

Teksa po kremtohej Festa e Abetares bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nuk ishin edhe dhjetë nxënës nga komuniteti i minoriteteve.


Një foto e cila u bë virale shihen disa nxënës që shikojnë prapa një rrjetet festën e organizuar.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Kjo ka bërë që shumë emra të njohur nga fusha të ndryshme të reagojnë dhe në mesin e tyre edhe aktorja dhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi.

Shkumbin Istrefi reagon ndaj rastit të Festës së Abetares në Pejë: Racizëm i pastër
Lexo po ashtu Shkumbin Istrefi reagon ndaj rastit të Festës së Abetares në Pejë: Racizëm i pastër

Përmes një postimi në Instagram, Matoshi u shpreh se përjashtimi i fëmijëve të komunitetit RAE prej aktiviteteve të shkollës, sjellë kujtime krejt të freskëta për popullin e Kosovës, të asaj çfarë ka ndodhur me dekada nëpër shkolla me nxënësit shqiptar.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ajo tha se kjo është e pa tolerueshme dhe se kushdo që e ka marrë një vendim të tillë, nuk e ka vendin në institucionet arsimore.

Më poshtë shkrimi i plotë i Adriana Matoshit:

Asgjë nuk është më e tmerrshme se sa ta imitosh armikun tënd dhe të përdorësh armët e njëjta.

Përjashtimi i fëmijëve të komunitetit ROM prej aktiviteteve të shkollës, sjellë kujtime krejt të freskëta për popullin e Kosovës, të asaj çfarë ka ndodhur me dekada nëpër shkolla me nxënësit shqiptar.

E pa tolerueshme.

Kushdo që ka marrë një vendim te tillë, nuk e ka vendin në institucionet tona arsimore.

Ministria e arsimit me urgjencë te reagojë e ti pastroj ambientet shkollore nga mësues e edukatorë racist.

Në krejt postet që pashë deri tash, nuk pashë ne komente asnjë racist, pak si u çudita, thash çka u bo???

Ejani e mblidhuni tek posti im, vjellni vnerë!

Pranoj komente vetëm nga ju o të veçantit e kësaj bote.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori