LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi në shesh për të mbështetur paradën e LGBTI-së, “Bashkë dhe krenarë”

Adriana Matoshi në shesh për të mbështetur paradën e LGBTI-së, “Bashkë dhe krenarë”

Sot (e enjte) në sheshin e Prishtinës është organizuar parada e komunitetit LGBTI, “Bashkë dhe krenarë”.

E ashtuquajtur ndryshe edhe si “Parada e Krenarisë”, ky marshim organizohet në kuadër të muajit qershor, që ndërkombëtarisht njihet tashmë si muaji i ndërgjegjësimit me personat e komunitetit LGBTI.


Kësaj parade i janë bashkuar emra të shumtë edhe nga fusha e politikës, ndër ta ish-ambasadorja, Vlora Çitaku, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi.

Vlora Çitaku dhe Frashër Krasniqi pjesë e paradës së komunitetit LGBTI në kryeqytet (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, në paradë po merr pjesë edhe aktorja e mirënjohur dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Ajo ka publikuar në InstaStory një video nga momenti kur bashkë me turmën, ka ecur drejt sheshit me flamujt shumëngjyrësh, në mbështetje të komunitetit LGBTI.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Organizatorët e kësaj parade janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori