LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi: Kam hyrë në politikë, por nuk e kam lënë artin për asnjë moment

Adriana Matoshi: Kam hyrë në politikë, por nuk e kam lënë artin për asnjë moment
Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi gjatë intervistës në Telegrafi/ Foto: Ridvan Slivova

Ajo është njëra nga aktoret më të admiruara shqiptare që tashmë ka rrëmbyer zemrën e secilit.

Fjala është për artisten nga Gjilani, Adriana Matoshi, e cila përkundër sukseseve e karrierës së suksesshme profesionale së fundmi është futur edhe në politikë.


Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë dhënë për Telegrafin ka deklaruar se kjo nuk do të thotë që tashmë e ka lënë pas artin.

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi gjatë intervistës në Telegrafi/Foto: Ridvan Slivova

“Është e vërtetë unë jam rritë në frymë të artit, jam rritë duke menduar për aktrim duke luajtur role të mëdha dhe të vogla, jam rrit në teatër në skenë por kjo nuk do të thotë që e kam lënë artin për asnjë moment. E vërtetë që unë tash kam hyrë në politikë, nuk është që më pengon sa i përket profesionit tim, por po më motivon më shumë sepse jam këtu për mi ndihmuar tjerët në ato pika që ndoshta unë si aktore kom pas probleme”, tha Matoshi.

Adriana më tutje ka folur edhe për projektet e reja kinematografike, disa prej të cilëve janë në finalizim e sipër.

Nga arti në politikë, Adriana Matoshi tregon se çka e shtyri të bëhet deputete dhe cilat janë projektet e radhës si aktore
Lexo po ashtu Nga arti në politikë, Adriana Matoshi tregon se çka e shtyri të bëhet deputete dhe cilat janë projektet e radhës si aktore

“Unë kam përfunduar një film të metrazhit të shkurtë me skenar personal, një skenar që më ka pëlqyer shumë. I kam përfunduar xhirimet tash pritet me hy në montazh, kam oferta edhe për filma të metrazhit të gjatë por për momentin pandemia na ka pamundësuar këtë gjë. Për momentin jam pjese e dy serialve vendore njëri është komedi tjetri dramë”, vazhdon ajo.

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi gjatë intervistës në Telegrafi/Foto: Ridvan Slivova

Aktorja e filmit “Zana” njoftoi se në maj lansohet një serial i ri, pjesë e të cilit janë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur.

“Në mes të majit pritet të lansohet, është një nga serialet që nuk është realizuar më parë në Kosovë. Ka shumë tematika. Ka me pas shumë aktor ka me pas tema të ndryshme dhe ka me qenë shumë i kapshëm për publikun qysh në episodin e parë”, përfundon Adriana. /Telegrafi/

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi gjatë intervistës në Telegrafi/Foto: Ridvan Slivova

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori