LAJMI I FUNDIT:

Nga arti në politikë, Adriana Matoshi tregon se çka e shtyri të bëhet deputete dhe cilat janë projektet e radhës si aktore

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adriana Matoshi pos aktiviteteve në teatër, seriale e xhirime  të filmit, ajo këtë vit arriti të bëhet deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë për Telegrafin, me gazetaren Jehona Hulaj, deputetja Adriana Matoshi ka folur për kontributin e saj që do të japë si deputete në disa tema.


Pavarësisht faktit që Matoshi është rritur në frymën e artit, ajo shprehet se hyrja e saj në politikë nuk i pengon që të merret me profesionin e saj si aktore.

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi gjatë intervistës në Telegrafi/ Foto: Ridvan Slivova

“Është e vërtetë unë jam rritë në frymë të artit, jam rritë duke menduar për aktrim duke luajtur role të mëdha dhe të vogla, jam rrit në teatër në skenë por kjo nuk do të thotë që e kam lënë artin për asnjë moment. E vërtetë që unë tash kam hyrë në politikë, nuk është që më pengon sa i përket profesionit tim, por po më motivon më shumë sepse jam këtu për mi ndihmuar tjerët në ato pika që ndoshta unë si aktore kom pas probleme”, ka thënë Matoshi.

Ajo ka treguar se problemet me të cilat përballen gratë në Kosovë, kanë qenë motivi që e kanë shtyrë atë të merret me politikë.

“Rolet që unë i kam pasur gjatë jetës time kanë qenë të bazuara në ngjarje të vërteta, dhe ato kanë pasur të bëjnë me rolin e gruas në Kosovë dhe qysh ato e kanë vështirë me jetu dhe me i përballu problemet që ato hasin. Kom shku si vullnetare me pa se qysh jetojnë ato gra, dhe e kom pa që kanë tepër vështirësi me dhunë në familje, me skamje, me dhunë psikike e fizike. Kjo ka qenë ndoshta arsyeja që më ka shty me u marr me politik dhe kom mëndu që unë muj me dhanë kontributin tim”, u shpreh Matoshi.

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka folur edhe për kontributin e saj dhe fokusin që do ta ketë si anëtare e Komisionit Parlamentar për Kulturë.

“Zemra më shkon ka kultura gjithmonë, por më shumë më dhemb shpirti për gratë që janë të dhunuara psiqikisht dhe fizikisht dhe fëmijët që janë pjesë e dhunës në familje. Jam shumë e lumtur që bëjë pjesë në këtë komision. Puna ime deri tani ka qenë në teren, kom vizitu Teatrin, Baletin, Qendrën Kinematografike, kom pa se ku jemi dhe ku janë ngecjet. Jam interesuar edhe për trashëgimin kulturore, kam pasur takim me ministrin e kulturës. Jemi tu punu të gjithë anëtarët e komisionit, jemi duke mbledhur informacione nga tereni dhe shumë shpejt do të merrni vesh se çka do të bëjmë konkretisht si komision”, u shpreh Matoshi.

Adriana Matoshi në këtë intervistë ka folur edhe për projektet e saja kinematografike, ku disa prej tyre i ka përfunduar e disa janë rrugës për t’u finalizuar.

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi gjatë intervistës në Telegrafi/ Foto: Ridvan Slivova

“Unë kam përfunduar një film të metrazhit të shkurtë me skenar personal, një skenar që më ka pëlqyer shumë. I kam përfunduar xhirimet tash pritet me hy në montazh, kam oferta edhe për filma të metrazhit të gjatë por për momentin pandemia na ka pamundësuar këtë gjë. Për momentin jam pjese e dy serialve vendore njëri është komedi tjetri dramë”, tha Matoshi.

Aktorja e njohur bëri të ditur se në mes të muajit maj pritet të lansohet edhe një serial i ri, në të cilin ajo bënë pjesë por nuk dha detaje më shumë.

“Në mes të majit pritet të lansohet, është një nga serialet që nuk është realizuar më parë në Kosovë. Ka shumë tematika. Ka me pas shumë aktor ka me pas tema të ndryshme dhe ka me qenë shumë i kapshëm për publikun qysh në episodin e parë”, tha Matoshi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori