LAJMI I FUNDIT:

Adresa e hiteve – producenti Mixey: Punoj për t’i arritur ëndrrat, dyert e suksesit hapen vetvetiu

Adresa e hiteve – producenti Mixey: Punoj për t’i arritur ëndrrat, dyert e suksesit hapen vetvetiu

Producenti muzikor, Mixey, është një prej muzikantëve më të pëlqyer të momentit. Emri i tij i vërtetë është Shpend Hajredini, gjersa merret me muzikë prej shumë vitesh, teksa nga duart e tij kanë dalë shumë hite.

Mixey e zhvillon aktivitetin e tij në studion “Mixey Music”, studio të cilën e ka zgjeruar dhe pasuruar me fjalën e fundit të teknologjisë.

Ai vjen kësaj radhe në një intervistë për Telegrafin, për të folur rreth më të rejave të tij, ndër to edhe bashkëpunimin shumë të suksesshëm me Nora Istrefin, të publikuar vetëm pak ditë më parë.

“Bashkëpunimi me Nora Istrefin ka qenë si projekt startues pas hapjes së studios time të re “Mixey Music”, njëkohësisht si projekti im i parë për vitin 2018. Me Norën kemi pasur gjithmonë raporte të mira dhe bashkëpunojmë herë pas here në projekte të ndryshme. Natyra e kompozimit gjithmonë na ka asociuar me një këngëtare të profilit si Nora dhe pa hezitim kemi vendosur të bashkëpunojmë”, tha Mixey për Telegrafin.

(Foto: Mixey/Instagram)

Duke qenë se veprimtaria e tij shtrihet në një studio të re, shumë të madhe me kushte të mira, producenti në vazhdimin e bisedës tregon për sfidën deri te finalizimi i studios së re.

“Për të ardhur deri te finalizimi i studios së re është dashur shumë mund, pasion dhe investim. Për standardin të cilin e kemi ndërtuar studion, është dashur një hulumtim i gjerë dhe përvojë ndër vite për të vlerësuar saktë se çfarë na nevojitet për të arritur kualitetin e duhur, të përshtatshëm me tregun botëror të muzikë dhe një përzgjedhje e detalizuar e instrumenteve muzikore që idetë e mia si kompozitor t’i shprehi sa më lehtë dhe të vij deri te finalizimi i një kënge të bukur. E puna ecë shumë bukur kur me shumë pasion dhe dedikim e punon çdo këngë”, ka thënë Mixey.

Mixey (Foto: Mixey/Instagram)

Capital T është një prej reperëve me të cilin Mixey ka pasur bashkëpunime të shumta, teksa punën që bënë me të, ai e cilëson si humë profesionale.

“Hatixhe” është vetëm një nga hitet e vitit të kaluar, e cila gjithashtu është punuar nga producenti në fjalë.

“Me Capital T kemi pasur gjithmonë bashkëpunim profesional dhe me shumë mund, gjithmonë ia kemi dalë të sjellim këngë të bukura. Këtë vit jam i fokusuar më shumë te bashkëpunimet me këngëtaret femra, pasi që viteve të fundit kemi pasur mungesë të këngëve të tilla, e pse mos ti sjellim kësaj vere një freski me këngë të kënduara nga këngëtaret tona femra”, tha Mixey në vazhdimin e bisedës.

E kur jemi te bashkëpunimet, ai zbuloi për Telegrafin se një të ri e ka gati ta realizojë, gjersa këngëtarja e përzgjedhur është Dhurata Dora.

“Bashkëpunimi i paralajmëruar me Dhurata Dorën është pjesë e këngëve që do të lansohen këtë vit nga produksioni im “Mixey Music”. Dhurata do të sjellë fillimisht një këngë solo për këtë verë dhe pas lansimit të saj brenda një muaji do të vijmë me bashkëpunim. Këngën e kemi ‘qëndisur’ fiks për natyrën e Dhuratës që aftësitë e saj si këngëtare të nxirren 100 për qind e me një ngjyrë të veçantë të stilit tim të muzikës, dhe ka dalë një miks i veçantë”, tregoi producenti muzikor i hiteve.

(Foto: Mixey/Facebook)

Tutje, Mixey tregon se përgjatë gjithë këtyre viteve i ka qëndruar besnik stilit të tij, duke mos dalë asnjëherë nga vetja.

Ai ka remiksuar këngët e njohur duke i kthyer në moderne, shembuj të tillë janë “Hatixhe” e Capital T, “E dehun” nga Era Istrefi e shumë të tjera, ndërsa në vazhdimin e bisedës, ai thotë se çelësi i suksesit është puna dhe përkushtimi.

“Gjatë gjithë rrugëtimit tim muzikor, shpirtin e kam ushqyer me muzikë autoktone shqipe. Vlerat e muzikës tonë shqiptare janë shumë të mëdha dhe kur i kombinoj me dijeninë që kam ndaj muzikës moderne me pune e pasion, gjithsesi dalin këngë të veçanta. Duke qenë falënderues për atë që kemi dhe nëse me pozitivitet punojmë për t’i arritur ëndrrat, dyert e suksesit hapen vetvetiu”, ka treguar më tej Mxey.

E njohim si producent hitesh, por pak dimë për jetën e tij private. Për Telegrafin, Mixey tregon se si është një ditë e zakonshme e tij, teksa tregon edhe moton e tij të jetës.

” Mixey përveç muzikës merret me sporte të ndryshme si çiklizmi dhe alpinizmi, si dhe shijon jetën për çdo ditë. Motoja ime e jetës është: Të jemi gjithmonë falënderues për atë që kemi”, thotë Mixey.

(Foto: Mixey/Instagram)

Fundin e bisedës, producenti i njohur e mbyll me një falënderim dhe premtim për të gjithë ata që e duan muzikën e tij.

“Faleminderit shumë juve për intervistën. Për lexuesit s’do shtoja shumë veçse do t’i premtoja shumë këngë të bukura dhe do t’i falënderoja për vlerësimin e muzikës time që ma bëjnë çdo ditë. Ndërsa artistët e ri le të punojnë dhe të jenë të veçantë në atë që bëjnë. Duke punuar mençur dhe me dedikim çdo ëndërr arrihet”, përfundoi Mixey për Telegrafin.

Mixey këtë verë do të jetë shumë aktiv me projekte, ndërsa sezoni për të veçse ka filluar suksesshëm me hitin “As ni gotë”, teksa pritet të vazhdojë me bashkëpunimet tjera. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori