Nuk reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale në periudhën shumë të vështirë pas humbjes së nënës, përkundër ngushëllimeve të shumta.
E ishte një fjali e gazetarit Milaim Zeka ajo e cila bëri që këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur si diva e skenës muzikore shqiptare të reagojë e nevrikosur në Facebook.
Në replikë me këngëtaren, Milaim Zeka për Express, hodhi akuza se Adelina bashkë më nënën kishin gjetur strehim dhe mbrojte direkte në Beograd nga she i shërbimit sekret të Sllobodan Millosheviqit, Stanishiq.
‘Dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojt në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka quar në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërkuar mbrojtje në Beograd direkt prej shet të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas më mbrojte sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit’ deklaroi Zeka për Express.
E kjo nuk është kapërdirë aspak lehtë nga këngëtarja e cila në reagimin e gjatë, të cilin e ka konsideruar si të fundit është shprehur.
E fundit për ty Milaim dhe Milaimat tjerë…Nuk jeni kaq të “sertë” kur po takohemi, po nejse. Akuzat që mi keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurrë nuk iu kam marr seriozisht, as unë dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, çka të them unë?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siç ju kam thënë me këngë prej vitit 1995. Të pëlqeu ty dhe tjerëve si ti, apo jo. Nëse ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova të cilit as nuk ju keni afruar as nuk do të arrini me iu afruar deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t’ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falënderuar. Sikur ky popull, që kurrë nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë…
Ti e din që kurrë nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende një vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falënderoj ata që më ngushëlluan… Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellësh kush jam,se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fituar pare e like. A bon me chill tash? A.I. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”
Cher zbulon se dikur e refuzoi yllin ikonë, për shkak të reputacionit të tij
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? – Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City