Adelina Berisha së shpejti do të sjell projektin e saj më të ri.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se kënga e saj e re do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar, transmeton Telegrafi.


Përmes një fotografie nga xhirimet, Adelina na tregon se do të vijë ndryshe dhe shumë seksi në këtë video.

Për realizimin e këtij projekti janë duke u kujdesur produksioni “Entermedia”.

“Jo mo” titullohet kënga e fundit e këngëtares, të cilën e solli me videoklip gjatë muajit qershor. /Telegrafi/