LAJMI I FUNDIT:

Adele thyen heshtjen pas kritikave të shumta për ‘përvetësim kulturor’

Adele thyen heshtjen pas kritikave të shumta për ‘përvetësim kulturor’

Adele ka ndezur rrjetin social Twitter me publikimin e një statusi ku shkruante “Wah Gwaan”, si një kundërpërgjigje për ata që po e akuzojnë për përvetësim kulturor.

Adele, 32 vjeçare, shkroi “’Wah Gwaan’! Po vajzë, ti dukesh bukur mjaftueshëm”, në rrjetin social Twitter, shkruan DailyMail.


“Wah gwaan” është një term zhargon i Xhamajkës, i përdorur zakonisht si një përshëndetje në situatat kur pyete se “çfarë po ndodh?”.

Megjithëse shumë njerëz vunë në dyshim vërtetësinë e mesazhit, ishte një përgjigje e dukshme ndaj kritikave që këngëtarja është përballur që kur ajo veshi bikini me dizajn flamurin e Xhamajkës dhe i modeloi flokët e saj si për Karnavale të dielën.

Ky debat virtual me fansat shpërtheu pasi Adele publikoi këtë imazh në rrjetet sociale, ku akuzat për përvetësim shpërthyen.

Pavarësisht kritikave, Naomi Campbell, deputeti David Lammy dhe disa fansa të tjerë i dhanë mbështetjen e tyre yllit, ndërsa Piers Morgan i bëri jehonë deklaratës dhe e quajti kundërpërgjigjen e saj si ‘gaf absolut’ të hënën në emisionin “Good Morning Britani”.

Adele në përgjithësi është komentuar shumë që nga humba e saj drastike në peshë dhe si rrallë herë ajo ka filluar të publikojë imazhe duke ekspozuar trupin e saj në bikini. /Telegrafi/

Foto: Adele/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori