Edhe bashkëlojtari i tij Charlie Adam ka disa fjalë për këtë transferim.
Mesfushori i Zvicrës, ka lënë Interin pas vetëm gjashtë muajsh për tu bashkuar me skuadrën modeste angleze Stoke City.

Charlie Adam që është në Stoke City tash në vitin e tretë, nuk e di ende pse Shaqiri ka lënë Interin.


“Unë jam shumë i habitur pse Shaqiri ka lënë Interin për Stoken”.
“Mancini nuk e ka marrë me të vërtetë në konsideratë. Ajo ishte një kohë frustruese për të”, ka thënë skocezi .

“Unë e di që ne e ndoqën atë për muaj të tërë. Në janar ne kishim bërë tashmë një përpjekje për të”, deklaroi mesfushori i fuqishëm.
Shaqiri është përballë një ofensive të tërë, ku shumë sportistë e kanë konsideruar lëvizjen e tij drejt Anglisë, si lëvizje për para. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app