LAJMI I FUNDIT:

Abuzimet racore, sulmet fizike dhe burgosja – e kaluara e dhunshme e Mark Wahlberg

Abuzimet racore, sulmet fizike dhe burgosja – e kaluara e dhunshme e Mark Wahlberg
Mark Wahlberg (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Mark Wahlberg aktualisht është një prej aktorëve më të suksesshëm në industrinë e filmit, ndërsa pas vetes ka edhe një karrierë si reper. Por, rinia e tij është shoqëruar me dhunë, abuzime racore, shkelje të ligjit, arrestime dhe burgosje.

Duke u rritur në Dorchester të Bostonit, Mark kishte vartësi ndaj kokainës që në moshë 13 vjeçare dhe kishte bërë disa shkelje të ligjit si tinejxher.


Në qershor të vitit 1986, kur Wahlberg ishte 15 vjeçar, ai dhe shokët e tij i kishin ngacmuar vazhdimisht të rinjtë me ngjyrë, madje duke i sulmuar edhe fizikisht. Si pasojë, kishte mbetur e lënduar një vajzë, ndërsa Mark dhe dy shokët e tij ishin arrestuar nën akuzën për shkaktim të ankthit, frikës dhe kërcënimit.

Dy vite më pas, në prill të vitit 1988, i riu Wahlberg e kishte sulmuar Thanh Lamin – një vietnamez në moshë të mesme me një shkop druri. Sipas dokumenteve gjyqësore, aktori e kishte ofenduar në baza racore, para se ta rrihte deri sa e kishte humbur vetëdijen.

Aktori Mark Wahlberg (Foto: Greg Doherty/Getty Images/Guliver)

Ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte kërkuar nga një vietnamez tjetër, Hoa Trinh, që ta fshihte nga policia. Por, kur u largua vetura e policisë, Mark e kishte goditur Hoan në sy duke e lënë pjesërisht të verbër.

Lajmet për Mark Wahlberg
Lexo po ashtu Lajmet për Mark Wahlberg

Më vonë, Mark ishte arrestuar dhe sipas dokumenteve policore, ai u kishte thënë policëve se nuk kishte nevojë që Lam ta identifikonte dhe e kishte pranuar me krenari se e ka sulmuar vietnamezin.

Ylli amerikan asokohe ishte trajtuar si i rritur dhe ishte akuzuar për tentimvrasje. Ai u deklaruar fajtor për sulmin dhe u dënua me dy vjet burg, megjithatë prapa grilave qëndroi vetëm 45 ditë.

Në vitin 1992, pasi e nisi karrierën si Marky Mark dhe The Funky Bunch, asokohe si 21 vjeçar, Wahlberg ia kishte thyer nofullën një fqinjit të tij, të cilin e kishte sulmuar së bashku me një person tjetër.

Në vitin 2014, aktori kishte nisur një peticion për t’ia falur të kaluarën kriminale, me shpresën që të fshiheshin nga dosja e tij krimet nga e kaluara.

“Më vjen thellësisht keq për veprimet që i kam bërë në natën e 8 prillit 1988, si edhe për çfarëdolloj dëmi që mund t’iu kem shkaktuar viktimave. Që nga ajo kohë, jam përkushtuar që të bëhem person dhe qytetar më i mirë, në mënyrë që të jem model për fëmijët e mi dhe të tjerët”, kishte thënë ylli hollivudian.

Aktori ka thënë më tej se falja ndaj tij do të ishte një pranim formal se dikush si ai mund të merrje një shpengim publik nëse përkushtohet ndaj përmirësimit personal dhe një jete me vepra të mira.

Mark Wahlberg në xhirimet e filmit “Rennaissance Man” në vitin 1994 (Foto: HBO/Courtesy of Getty Images/Guliver)

Në vitin 2016, Mark u tërhoq nga kjo kërkesë duke thënë se njerëzit si ai nuk meritojnë të falen. Më pas, ai ishte takuar me një prej viktimave të tij duke i kërkuar falje personalisht.

Ylli i shumë filmave të suksesshëm e ka themeluar edhe fondacionin bamirës “Mark Wahlberg Youth Foundation”, i cili i ndihmon të rinjtë në rrezik.

Aktori është vlerësuar për rolet e tij në filmat, si “The Fighter”, “Boogie Nights” dhe “The Departed” – për këtë të fundit është nominuar edhe për çmimin Oscar për rol dytësor, ndërkohë që ka luajtur në hite të mëdha, si “Transformers: Age Of Extinction” e “Daddy’s Home”. Së fundmi është e ka xhiruar komedinë “Instant Family”, krahas Rose Byrne dhe Octavia Spencer.

Në vitin 2017, Wahlberg ishte shpallur aktori më i paguar në Hollywood, me 68 milionë dollarë (60 milionë euro) përfitime brenda një viti. Ndërsa besohet se ka një pasuri prej 225 milionë dollarë (198 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori