LAJMI I FUNDIT:

“Absolutisht askush nuk e ka dominuar El Clasicon sikurse Messi”, video që është bërë virale

“Absolutisht askush nuk e ka dominuar El Clasicon sikurse Messi”, video që është bërë virale

Në sytë e shumë njohësve dhe dashamirëve të futbollit, Lionel Messi është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Ai ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, ka 34 trofe të mëdhenj, 627 gola për klubin dhe 138 paraqitje për Argjentinën në emrin e tij.


Me të gjitha ato arritje, ylli i Barcelonës me siguri e meriton kurorën titullin “më i madhi i të gjitha kohërave”, apo jo?

Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, lë jashtë CR7
Lexo po ashtu Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave në Ligën e Kampionëve, lë jashtë CR7

Epo, jo sipas tifozëve të Real Madridit – kjo pasi shumë prej tyre zgjedhin Cristiano Ronaldon mbi Messin.

Por, është e vështirë t’i fajësosh ata, duke pasur parasysh sa dhimbje i ka shkaktuar argjentinasi Los Blancos që kur u hodh në skenë në vitin 2005.

El Clasico është tradicionalisht rivaliteti më i madh në futboll, por që nga fillimi i karrierës së Messit, duket se ka marrë një rëndësi shtesë.

Sulmuesi i Barçës gjithmonë ngre lojën e tij në nivelin më të madh dhe një video që po qarkullon në rrjetet sociale deklaron se “absolutisht askush nuk ka mbizotëruar në El Clasico si Lionel Messi” së fundmi është bërë virale.

Pra, tifozë të futbollit, jeni dakord? A ka dominuar dikush ndonjëherë në El Clasico siç ka bërë Messi?

“Magjistari i vogël” ka 26 gola në 42 ndeshje në ndeshjet El Clasico. Kjo shifër është më e madhja nga çdo lojtar tjetër në historinë e këtyre ndeshjeve.

Është e vështirë të argumentosh edhe kundër videos, kjo tregon se argjentinasi me të vërtetë ka pasur shumë momente shkëlqyese.

Disa nga golat më të mirë të Messit janë përfshirë, por pamjet nuk preken as het-trikun e tij ndaj në El Clasicon e tij të parë, apo golin ikonik të Ligës së Kampionëve në vitin 2011. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori