LAJMI I FUNDIT:

Abrashi prezantoi projektin për zgjidhjen e problemeve me ngrohje, ujë, kanalizim dhe ruajtje të mjedisit

Abrashi prezantoi projektin për zgjidhjen e problemeve me ngrohje, ujë, kanalizim dhe ruajtje të mjedisit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, në kuadër të fushatës elektorale shpalosi të hënën para qytetarëve programin e tij për shërbime publike, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit me ngrohje, ujë, kanalizim dhe ruajtje mjedisit etj.

Në fillim të fjalës tij, Abrashi tha se Komuna e Prishtinës do të rritë bashkëpunimin me kompanitë rajonale dhe publike ku do të insistojë që këto kompani të kalojnë në pronësi të Komunës së Prishtinës me qëllim të llogaridhënies ndaj komunës dhe do të ketë rritje të buxhetit për çdo vit.


Më pas ka folur edhe për ujësjellësin dhe furnizimin më të mirë me ujë.

“Do të ketë furnizim me ujë për të gjithë banorët e lagjeve të qytetit të Prishtinës, do të bëhet edhe kyçja e sistemit publik të furnizimit me unë të pijshëm në Batllavë dhe Badovc, ku do të furnizohen të gjitha fshatrat me ujë 24 orë pandërprerë”, ka premtuar Abrashi, duke shtuar se Komuna e Prishtinës do të angazhohet edhe për ndryshimin e legjislacionit dhe kalimin e përgjegjësisë për mirëmbajtjen e kanalizimit fekal nga ujësjellësi rajonal “Prishtina” tek komuna e Prishtinës, pasi në këtë mënyrë do të krijoheshin fonde të mjaftueshme për mirëmbajtjen e kanalizimit fekal dhe atmosferik në gjithë Komunën e Prishtinës.

“Për trajtimin e kanalizimit do të ndërtohet fabrika e trajtimit të ujërave të zeza në Fushë Kosovë, ndërsa sa i përket ngrohjes, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga buxheti të saj çdo vit nga 1 milion euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit në qytet, ku komuna në vazhdimësi do të participojë në projekte të përbashkëta me donatorët e jashtëm për zhvillimin e Termokosit”, është shprehur Abrashi.

“Sa i përket pastrimit, do të bëhet rritja e efikasitetit të Drejtorisë së Inspeksionit, ku konkretisht do të profilizohen inspektorët e mjedisit në funksion të rritjes së kualitetit të inspektimit në terren për çështje mjedisore. Përveç kësaj, do të bëhet trajtimi i mbeturinave në bashkëpunim me urbanizmin, mbeturinat ndërtimore do të trajtohen në çdo vendpunim, duke krijuar kështu deponi të veçantë për grumbullimin e tyre, ku më pas do të bëhet edhe ndarja dhe riciklimi i tyre”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Abrashi i ka elaboruar me radhë pikat e programit qeverisës dhe në këtë vazhdë, është ndalur te ndriçimi publik dhe segmente tjera. “Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrugëve do të vazhdojë me zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit, mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik dhe zgjerimin e rrjetit semaforik, me mirëmbajtjen cilësorë të tyre”, ka thënë Abrashi.

Ai potencoi se për një mjedis më të pastër do të vazhdojmë rritjen e cilësisë dhe zgjerimit të pyllit urban me mbjelljen e drunjve cilësorë, do të rrisim kapacitetet e Hortikulturës në aspektin teknologjik dhe profesional duke bashkëpunuar me Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë dhe në institucionet tjera përkatëse në regjion, po ashtu do të mbillen së paku nga 10000 drunj për çdo vit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit ka premtuar angazhim të madh edhe në sferat tjera të shërbimeve publike. “Në banesat kolektive, në të gjitha ndërtesat e vjetra do të rregullohen ndriçimi i jashtëm, fasadimi dhe kulmet e ndërtesave si dhe rregullimi i të gjithë ashensorëve aty ku ka nevojë. Sa i përket sigurisë publike, do të bëhet vendosja e kamerave CCTV nëpër pikat kyçe të qytetit si dhe do të përkrahim programet dhe iniciativat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, ka nënvizuar Abrashi.

Ai ka shtuar se do të bëhet rritja e hapësirave rekreative për fëmijë për të cilat do të ketë mirëmbajtje dhe inspektim të përhershëm. “Një problem tjetër është edhe menaxhimi i kafshëve, ku do të caktohet lokacioni për varrezat e kafshëve të ngordhura, përkrahja e strehimoreve dhe aktiviteti i trajtimit të kafshëve si dhe aplikimi i metodës KSVL (kapja-sterilizimi-vaksinimi-lëshimi). Po ashtu, do të rritet 100 për qind buxheti për trajtimin e qenëve endacakë“, është zotuar Abrashi, i cili ka vazhduar: “Do të ketë reforma në sistemin e transportit publik ku do të përdorim metodën e sistemit Hibrid, ku përmes subvencioneve të kompanive transportuese do të fusim në funksion transportin Hibrid, si dhe do të jetë falas transporti për invalidë, pensionistë, veteranë si dhe për personat në nevojë”.

Pas tij, disa fjalë i ka thënë edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ndër të tjera tha: “Gjatë kohës së qeverisjes Mustafa u bënë shumë projekte madhore, siç ishin Fabrika e ujit në Shkabaj, u blenë 350 kontejnerë të mbeturinave, zhvilluam projektin për autobusët e rinj, renovuam tri strehimore të kryeqytetit, mbi 1 milion metra katror gjelbërim, ndërsa gjatë katër viteve të fundit jemi dëshmitarë se nuk u bë asnjë avancim dhe se pati vetëm degradim, ku si asnjëherë më parë Prishtina është një katastrofë si pasojë e katër viteve të humbura, si realitet i një eksperimenti”.

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori